9 Dhjetor 2008
Nuk ishte vetëm Ledri i Skillz që përflitej për dashurinë e tij me Tunën që ndër të tjera e la si m.t. Tani edhe Visari (antari tjetër i grupit) ka të drejtën të zërë hapësirat e gazetave rozë për ndonjë dashuri të voçkël. E kemi kapur rapperin nga Kosova pak çaste para se të largohej nga Shqipëria. Në fakt Skillz ishin këtu për pjesmarrjen në Këngën Magjike. Por duket se Visari paska ardhur nga Kosova “me bukë me vete”. Kjo pasi kishte marrë dhe të dashurën e tij që nga shtëpia. Ose me shumë siguri ajo nuk ka pasur besim ta lërë atë vetëm në një udhëtim “punë” disaditor në Tiranë. Nuk kemi arritur të mbledhim shumë informacione për vajzën pasi siç duket dhe nga fotot nuk e kishin me shumë pasion dhënien e informacioneve. Për çiftin e lumtur shoferi i nderit ka qënë pjestari tjetër i grupit Ledri i cili që kur e ka lënë Tuna nuk po gjen rehat i shkreti. Për vajzën mund të themi që urojmë të jetë mbi 18 vjeç pasi nga këeto foto duket shumë e njomë dhe dihet kjo moda e këngëtarëve meshkuj, sidomos të Hip Hop Rn’B për t’u lidhur me vajza të vogla. Kujtojmë rastin e Stines ose Nestit me vajzën e Rita Latit që nuk iu nda që kur ajo ishte 15 vjeç. Ç’bëni mor djema, mesa duket doni t’i rrisni me duart tuaja… Nuk iu pëlqejnë moshataret ose 18 vjeçaret të paktën? Duhet thënë se ata nuk janë ndarë për asnjë moment. E dashura e Visarit e ka shoqëruar atë edhe gjatë provave për të mos të diskutuar për 3 netët e Këngës Magjike të Gjebreas. Kaq i madh të jetë pasioni mes tyre, urojmë që as kjo mos ta lërë Visarin siç la Tuna Ledrin se do bëhen grupi më i mërzitur i historisë muzikore.
Postuar në Pa kategori
13 Komente »
9 Dhjetor 2008
Na kishte marre malli per lexuesit tane te dashur, por pas 5 muajsh nderprejre, gazeta VFLP rikthehet ne treg dhe tek blogu i saj online vflp.shqipo.com. Gazeta rikthehet me nje imazh te ri, design me te fresket. Stafi eshte perforcuar dhe rifrskuar. Besoj se jemi me te mire se c’ishim pasi kemi mesuar ca, nga kerkesat e lexuesve tane
Per thashethemet qe keni pare apo degjuar, shkruani tek Blogu ose redaksia.vflp@gmail.com
Postuar në Pa kategori
0 Komente »
27 Maj 2008

Gazeta VFLP ka publikuar me date 18 maj kete shkrim mbi fituesin e Eurovizionit nderkohe qe finalja u zhvillua me 24 maj. Per te gjithe ata qe pane naten finale, beni krahasimin me shkrimin e publikuar qe po e sjellim sot te plote dhe te paredaktuar
Skandal
Eurovizioni në Beograd kthehet në festival të politikës
Çmimi I parë ka disa muaj që është caktuar
Këtë vit festivali europian I muzikës do të zhvillohet në Beograd. Në edicionin e fundit të Eurovizionit Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja fare e re që fitoi festivalin e fundvitit Olta Boka me këngën “Zemrën lamë peng”. Për të gjithë ata që kishin ndonjë shpresë për një festival të drejtë dhe për ndonjë shank për Shqipërinë, fatkeqësisht gabohen rëndë. Nga një informatory I yni në Beograd I cili është brënda organizimit të Eurovision na thotë që evenimenti do të jetë një farsë e plotë që më shumë se këngë do të prezantohet politika rajonale dhe ajo kontinentale. Gjatë këtij artikulli do të themi edhe asyet e një deklarate të tillë. Pikë së pari vetë Serbia ka caktuar si prezantues këngëtarin e njohur serb Zeljko Joksimovic I cili në të shkuarën ka qënë përfaqësues I kësaj të fundit me këngën që më pas rezultoi e vjedhur “Lane Moje”. Pasi plasi skandali nëse e mbani mend dhe kënga u skualifikua, Anjeza Shahini nga vendi I shtatë fitoi automatikisht vendin e gjashtë. Më pas shteti organizator do të prezantohet me një duet të dy femrave Jelena Tomasevic dhe Bora Dugic me një këngë të kompozuar nga as më pak e as më shumë por nga vetë prezantuesi Zeljko Joksimovic, por mos u bëi merak, sepse nuk është ky skandali për të cilin po flasim pasi këto janë thjesht disa hile të vogla që ka bërë shteti organizator dhe të tilla shkelje flagrante edhe mund t’I kapërdijmë. Ajo që na u duk shqetësuese është favorizimi I përfaqësuesit të Rusisë në Eurovision 2008. Shteti rus do të ketë të dërguarin e saj një këngëtar me emrin Dima Bilan I cili do të performojë këngën “Believe” ose në shqip “Beso”. Djali nuk është I panjohur për publikun pasi në 2006 zuri vendin e dytë pikërisht në Eurovision. Edhe në faqen e internetit të festivalit këngëtari ka një hapësirë shumë të konsiderueshme në krahasim me këngëtarët e të gjitha vendeve. Informatori ynë atje na garanton se do të jetë pikërisht Dima Bilan fituesi I sivjetshëm I Eurovision 2008. Një detaj shokues ka të bëjë me skenografinë e tre datave të festivalit. Të gjitha vendet pjesmarrëse do të kenë normalisht skenën dhe skenografinë në dispozicion ndërsa vetm për këngëtarin rus do të jetë në dispozicion një ndryshim total I skenografisë dhe kënga e tij do të performohet mbi një pistë akulli që akoma nuk dihet se si do të instalohet tamam tamam. Kjo bëhet që performance e tij të bëhet më bindëse në sytë e publikut I cili nuk duhet të dyshojë në një rrjedhje të çuditshme votash. Zakonisht në rastin e Eurovisionit njihet fakti që të gjithë vendet votojnë maksimumin për përfaqësuesin e tyre dhe më pas favorizojnë fqinjët porn ë rastin e Rusisë do të ketë një unanimitet në dhënien e pikëve maksimale, pa pritur rezultatin e votimit. Çfarë mund të thuash tjetër veç se: sa gjynah…
Postuar në Pa kategori
0 Komente »
1 Maj 2008
xhemi
Në mënyrë ekskluzive po sjellim disa foto shokuese. Jo se kanë ndonjë gjë të jashtëzakonshme në pamje të parë por pas sqarimit të vogël që do të bëjmë ndoshta do të ndryshoni mendim. Protagonistët e këtyre fotove të bëra me cellular nga një distancë e afërt janë Xhemile Shehu (Xhemi) dhe ish të dashurit të saj që quhet Vasien. Aktualisht bukuroshja e ekraneve shqiptare po jeton një lidhje me një biznesmen me emrin Visi ndërsa ish i dashuri i saj është një teknik në një television. Kur Xhemi filloi të ngjiste hapat e parë të karrierës ajo shfaqej në krah të një djali trupmadh me të cilin kishte një marrëdhënie që arriti deri në fejesë. Kur fama e saj po rritej iu duk e arsyeshme që lidhja me djalin e panjohur dhe jo shumë të pasur të mbaronte (nuk po aludoj për asgjë…) dhe vendosi të ndërmerrte marrëdhënie të tjera deri sa u lidh me Visin me të cilin duket se poi a kalon mrekullisht. Por kjo foto e bërë në një nga pub-et e Tiranës ngre shumë pikëpyetje. Si ka mundësi që Xhemi ka dalë me ish-të fejuarin e saj. A e di Visi? A po ndodh ndonjë tradhëti? A janë takuar rastëisht? Etj etj. Por ajo çka mund të themi është fakti se Xhemi duket se poi a kalon mrekullisht në krahët e ish-it duke kërcyer dhe duke pirë si kurrë ndonjë herë. Urojmë që këto foto most ë jenë prova e ndonjë tradhëtie me drita të kuqe. Vajza që është protagonist e fantazisë së shumë meshkujve shqiptarë aktualisht nuk ka asnjë angazhim publik edhe pse u përfol rikthimi I saj në drejtimin e “Portokallisë” së këtij viti.
Postuar në Personazhe
1 Koment »
30 Prill 2008

Informatorët thonë se kanë më shumë se një muaj që janë ndarë
Mbaron “dashuria e madhe” mes Florian Mumajesit dhe Soni Malajt. Në fakti nga informacionet që VFLP disponon, rezulton se çifti kanë më shumë se 4 javë që është ndarë. Nuk dihen arsyet se pse mbaroi lidhja që nga gjithë mediat e mundshme cilësohej si e përjetshme. Qarkullojnë zëra se një nga shkaqet fillestare ka qënë stili i ndryshëm i jetesës së Sonit dhe Florit. Ne tentuam kontaktin me të dy këngëtarët por një gjë e tillë ishte e pamundur. U detyruam që të pyesnim miqtë e tyre dhe të gjithë na e konfirmuan ndarjen ose prishjen e çiftit të përbërë nga këngëtarët e suksesshëm të momentit. Fatkeqësisht edhe kënga “Fluturimi 3457141463213479” doli pak bllof pasi 90% e suksesit të saj qëndronte në faktin se partnerët që e këndonin ishin partnerë edhe në jetën reale. Të gjitha variantet e mundshme të ndarjes janë të pranueshme çka do të thotë se thashethemet mbi arsyet se pse ata janë ndarë do të marrin dhenë dhe në javët e ardhshme do të dëgjojmë lloj lloj çudirash rreth kësaj gjëje por diçka është e sigurt: Soni dhe Flori nuk janë më bashkë. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me projektet e shumta që ata kishin marrë përsipër së bashku përfshi fjalët për një album. Kjo lidhje pushtoi për shumë kohë faqet e para të gazetave të ndihmuar edhe nga vetë protagonistët që shpërndanin foto të bëra me cellular. Ata ishin (fatkeqësisht tashmë duhet të përdorim kohën e shkuar) një nga çiftet më të preferuar të publikut por meqë edhe ne duam të bëjmë si Hollywood-ianë të vegjël dhe në Hollywood çiftet e bukura ndahen edhe ata, u ndanë!!!
Postuar në Vip
102 Komente »
26 Prill 2008
vflp.shqipo eshte blogu i gazetes VFLP. Ky eshte nje blog i ri dhe duke qene jashtezakonisht pa eksperience mirepresim cdo sugjerim te mundshem. Paraprakisht po ju lajmerojme se ketu do te publikohen artikujt e gazetes qe jane thashetheme dhe artikuj mbi moden modeste shqiptare dhe keshilla
Postuar në Pa kategori
3 Komente »
25 Prill 2008

Personazhet e Big Brother janë kthyer padyshim në epiqëndrën e jetës shqiptarë këto dy muajt e fundit. Çdo gazetë, suplement apo revistë I ka ata në çdo faqe. Ku dikush nga banorët e larguar jep ndonjë intervistë, diku është kapur në ndonjë pub të Tiranës e diku duke mos bërë asgjë, e rëndësishme është që ata janë faqja e parë. Domosdoshmërisht kanë filluar edhe kërkimet për ta, mbledhja e informacioneve si për shembull ky që ne kemi zbuluar këtë javë. Njëra nga banoret e larguara të Big Brother ka pasur para se të futej në atë shtëpi një lidhje me një personazh shumë të njohur. Bëhet fjalë për Inën dhe Saimir Kodrën ose depuitetin e mbetur në tentativë. Nga sa kemi mundur të marrim vesh ata kanë pasur një lidhje shumë intense dhe të gjatë, për rreth dy vjet. Bëhet fjalë për periudhën 2003-2005. Madje edhe burime brënda forcave policore të Tiranës na e konfirmuan këtë informacion. Por prova më e fortë që ne kemi është një batutë e Inës ditën që hyri në shtëpinë e Big Brother. Ndërsa po komunikonte me prezantuesen Albana Osmani ajo tha: Përshëndes të gjithë stafin e Top Channel përveç njërit…!
Edhe pse për momentin askush nuk e ka kuptuar “spondin” e Inës ja që dy muaj pasi ajo e ka thënë një gjë të tillë kthehet në provën më të rëndësishme për një lidhje që mesa duket nga kjo batutë ka përfunduar keqazi. Urojmë që prezantuesi Saimir Kodra most ë ketë ndikuar për daljen e Inës nga shtëpia e Big Brother…..
Postuar në Pa kategori
19 Komente »
Komentet e fundit