Sonila Meço ikën nga Vizion Plus

Date 25 Prill 2008

sonila meco

Spikeria e njohur e lajmeve dhe gazetarja simpatike Sonila Meço ka vendosur të largohet nga ekrani I Vizion Plus. Kanë filluar të qarkullojnë zëra se gazetarja do t’I shtohet organikës së Tv Klan. Ky lajm përforcohet nga fakti që në drejtimin e departamentit të informacionit në Tv Klan është pikërisht Andi Bejtja. Ajo është duke shkuar mesa duket pas ish-shefit të saj Andi Bejtja. Një lëvizje e tillë në fakt nuk ndodh për herë të parë. Në kohën që Bejtja bëri kalimin e tij nga Top Channel për tek Vizion Plus, Sonila e ndoqi vetëm pak javë më vonë.  Sa I takon Klanit, nuk mund të themi që është një ambient krejt I panjohur për Sonilën, pasi ajo ka punuar më parë aty, madje nëpër studiot e Tv Klan ajo u njoh dhe me të fejuarin e saj të hershëm Drini Jasën I cili ndërkohë që Sonila ishte në ekran asokohe qëndronte në pultin e transmetimit.  Deri tani nuk ka asgjë të konfirmuar por gjithçka mund të ndodhi por në një lëvizje të tillë problemin më të madh do ta kishte I fejuari I Sonilës e pikërisht ish-tekniku I Klanit që e ndoqi atë tek Vizion Plus. Në këtë eksod drejt Tv Klan nuk e dimë se si mund të rikthehet Drini pasi nuk besojmë se tashmë ata mund të punojnë më larg njëri-tjetrit

1 koment

  1. blendisalaj thotë:

    Mos!!!! Po te Klan e gjeti te shkoje? Anapolla TV. lol

Shkruaj një koment