Skandal Veshja Aurela Gace Turp

Date 28 Prill 2008

aurela

Nëse në Shqipëri do të bëhej një konkurs për veshjen më skandaloze si anketa që po bën gazeta VFLP fituesja e padiskutueshme do të ishte Aurela Gaçe. Jo vetëm për performancën e saj të fundit tek “Kënga Magjike”, por që nga daljet e saj të hershme apo ai recital me Elton Dedën në fillimvitet 90’ ku Aurela mbante një palë kambale të cilat edhe kompania që I prodhoi I hoqi nga tregu për shkak të turpit. Kuptohet po flasim për veshjen pasi sa I takon zërit dhe këngëve ajo qëndron shumë lart. Nuk e kuptojmë dot këtë mungesë të theksuar shijeje që ajo ka pasi nuk mund të themi që nuk ka parë botë me sy. As Amerika nuk e ndihmoi përmirësimin e aspektit të saj të jashtëm, pasi kur u rikthye që nga përtej detit ajo ishte më keq se ç’e mbanim mend. Zë potent, performancë e fuqishme dhe një veshje si 15 vjeçare që vishet veresie te “Gabi”. Mos të flasim për kanatieren e bardhë si një mafioz Italian në kohën e lirë. I mungonte vetëm varësja e floririt me imazhin e krishtit dhe do të quhej fare mirë “Don Aurela”. Sidoqoftë vlonjatja jonë as në jetën e natës nuk shkëlqen. Në disa foto të bëra në shoqërinë e Eli Farës ishte veshur si një murgeshë në varrimin e Versaces pasi pot a shihte ndonjë stilist me siguri do të prenotonte një krevat tek “Spitali Ushtarak”. Aurela kanë shpikur disa lloje revistash që quhen të specializuara për modë. Shfletojiiiiii!!!

9 komente

  1. Simbad thotë:

    Me ndjeni,por Aurela Gaçe mendoj se eshte thjesht nje injorante.Asgje me teper.Nuk mund ta cilesoj as snobe,se ajo nuk e ka idene e ketij nocioni.Eshte thjesht nje femer ordinere qe ka ze ( te themi te bukur ! ),por qe s’ka tru fare. Keta individe,edhe sikur njeqind vjet te jetojne ne Perendim,nuk ndryshojne kurre.Sepse nuk arrijne asnjehere qe ta kuptojne thelbin e tij.Kulturen dhe edukaten.Ata mbeten perjetesisht injorante dhe banale,ordinere e te percipte, kalimtare e te paperfillshem.

  2. N.Ago thotë:

    Mirësetëgjeta fillimisht.
    Së dyti, të më ndjesh po, kujt po i prishet puna si vishet kjo Aurela, apo si dreqin e quajnë?
    Fundja, çfarë përfaqëson që duhet të na proekupojë?
    Ditë të mbarë!

  3. alidea thotë:

    Hej, sinçerisht keto lloj komentesh jane te nje kohe qe ka perenduar.
    Veshja qe zgjedh dikush eshte shije personale, pa dashur te them nese mua me pelqen apo jo, flasim per nje bote artistike dheaty çfo gje ka limite me pak te kufizuara sesa ne profesionet e tjera;
    Ty nuk te pelqen, le te themi qe mua me pelqen ajo kokefortesia e veshjeve qe ajo tregon.

  4. Perparim Hysi thotë:

    Pse qenkeni shqetesuar per “(zh)veshjen” e Aureles?A s”ka plot kengetare ne bote qe ta shpifin qoft me veshjen,qoft me floket…por sa rendesi ka kjo?Kengetaret,para se gjithash,gjykohen me zerin se,permjet zerit, ata tronditin skena dhe,domosdo,lene mbresa qe jane te paperseritshme.

  5. dr. anonim thotë:

    po kjo qenka dramatike fare…
    shih…ose më saktë, lexo, këto komentet e tua s’janë dhe aq keq si ide, por sinqerisht, asnjë pikë interesi të mirfilltë që të shkojë përtej kuriozitetit të sëmurë dhe të pangopur akoma nga gjithë historitë e Winehouse nuk shoh… nqs komentet e tua do ishin më përshkruese dhe më pak krahasuese, ndoshta do zgjoje interesin e të apasionuarve pas llafeve dhe nënprodukteve të tyre dhe shpotitë e tua s’do ngjanin si sharje, por do rrinin në rrangun e shpotive.
    VFLP

  6. eni thotë:

    emri i blogut legjende!
    ideja shume e lezetshme,sado qe nuk me pelqejne lajmet paparazzi..
    urime

  7. ardi thotë:

    Si kengetare une nuk e kam degjuar shume, por mendoj qe paraqitja e jashtme e cdo njeriu por sidomos nje artisti ose kengetare tregon pak a shume Trunin…..
    …plus qe edhe si kengetare me duket se vleresohet me shume se ceshte….me duket se mbaj mend qe u qeth tull njehere…o so funny….

  8. belle_fleur thotë:

    Gusto gusto kjo dynja! Edhe ne kete rast gustoja/veshja qe ka nje person ne kete rast publik, as nuk merret fare parasysh. Cdo njeri vishet per qejfin e vet dhe jo per qejfin e botes. Ne Shqiperi ndryshojne gjerat, njerzit vishen sepse do i shohi bota, dhe do preokupohen per ate cka thote bota. Nese Aurela Gace vishet me kanatjere te bardhe, eshte puna e saj. Per mua rendesi ka qe nuk ka dale fare lakuriq sic bejne aty ne vendin tone, te cilet jane te gatshem te nxjerrin gjithka ne shesh.

  9. DJANGO thotë:

    sehte thjesht nje femer injorante qe me shume duket si cingije …

Shkruaj një koment