Besa: Si mbarojne dashurite e medha

Date 1 Maj 2008

Politika jonë redaksionale e ka rreptësisht të ndaluar bërjen e “furçave” ndoshta sepse ka shumë konkurentë në atë profil. Që prej ditës së parë të botimit, intervistat e botuara tek ne kanë qënë shuuumë të rralla. Kjo pasi nuk mund t’I japësh kujtdo luksin e të thënit lloj lloj paçavuresh ndërsa nga ana tjetër vjedhin këngë e lënë nam rrugëve të Tiranës. Por ato pak personazhe që e kanë plotësuar standartin e gazetës sonë për të qënë personazhë të intervistuar kanë pasur dëshirën për të folur me ne. Një nga këto personazhë është edhe Besa Kokëdhima. Këngëtaren e njohur e kemi intervistuar si të thuash vjedhurazi mes impenjimeve të saj të shumta. Ndërkohë që e kërkonim tek +2 Radio, ajo ishte në Top Fest e ndërkohë që niseshim për atje, asaj i duhej të merrej me punët dhe detyrimet administrative që ka pas puna si drejtoresha e një institucioni mediatik. Më në fund e zumë, pas një prite dashamirëse. Dhe e kemi detyruar të flasë për të rejat e fundit, për ndryshimet e fundit dhe për ato që nuk kanë ndodhur akoma.

Desada Metaj injoron viktimat e Gërdecit

Date 1 Maj 2008

Spikerja e Tv Klan nuk pranon të marrë pjesë në maratonën e bamirësisë
Tragjedia e Gërdecit, pa dashur të ndikohemi nga asnjë kontekst apo prapaskenë ka qënë një nga fatkeqësitë që ka prekur më shumë mbarë opinionin public madje jo vetëm në Shqipëri. Viktimat e shumta që shpërthimi pranë Vorës shkaktoi, kanë qënë jashtëzakonisht të shumta […]

Xhemi me ish të dashurin????!!!!!

Date 1 Maj 2008

xhemi
Në mënyrë ekskluzive po sjellim disa foto shokuese. Jo se kanë ndonjë gjë të jashtëzakonshme në pamje të parë por pas sqarimit të vogël që do të bëjmë ndoshta do të ndryshoni mendim. Protagonistët e këtyre fotove të bëra me cellular nga një distancë e afërt janë Xhemile Shehu (Xhemi) dhe ish të dashurit të […]

Skandal Veshja e Mustafa Nano

Date 1 Maj 2008

 
Që kur për herë të parë është shkruar në rubrikën “Personazhi publik i veshur skandal”, protagonist kanë qënë vetëm femra të cilat ndonjëherë apo herë pas here kanë shfaqur mungesë në shije. Këtë herë duke marrë spunto nga një lexuese do të flasim për një mashkull. Ndryshe nga ç’e prisja nuk bëhet fjalë për ndonjë […]