Besa: Si mbarojne dashurite e medha

Date 1 Maj 2008

besa

Misioni ynë si gazetë është që t’ju zbavisim. Mënyra që ka zgjedhur VFLP për ta bërë këtë është duke ngacmuar nga pak difektet skandaloze të personazheve publikë. Politika jonë redaksionale e ka rreptësisht të ndaluar bërjen e “furçave” ndoshta sepse ka shumë konkurentë në atë profil. Që prej ditës së parë të botimit, intervistat e botuara tek ne kanë qënë shuuumë të rralla. Kjo pasi nuk mund t’I japësh kujtdo luksin e të thënit lloj lloj paçavuresh ndërsa nga ana tjetër vjedhin këngë e lënë nam rrugëve të Tiranës. Por ato pak personazhe që e kanë plotësuar standartin e gazetës sonë për të qënë personazhë të intervistuar kanë pasur dëshirën për të folur me ne. Një nga këto personazhë është edhe Besa Kokëdhima. Këngëtaren e njohur e kemi intervistuar si të thuash vjedhurazi mes impenjimeve të saj të shumta. Ndërkohë që e kërkonim tek +2 Radio, ajo ishte në Top Fest e ndërkohë që niseshim për atje, asaj i duhej të merrej me punët dhe detyrimet administrative që ka pas puna si drejtoresha e një institucioni mediatik. Më në fund e zumë, pas një prite dashamirëse. Dhe e kemi detyruar të flasë për të rejat e fundit, për ndryshimet e fundit dhe për ato që nuk kanë ndodhur akoma.   

Besa, si je, fillimisht, pasi është një pyetje që anashkalohet shpesh dhe ngelet tek formaliteti i përshëndetjes?
Të falenderoj që dëshëron vërtet të dëgjosh përgjigjjen.(Qesh) Ndjehem mirë.  

Kërkuam që të takoheshim me ty dhe të realizonim këtë intervistë pas performancës tënde në Top Fest 5. Na trego gjithçka që publiku nuk di për mënyrën se si vrasin ëngjëjt?

Publiku, nisur nga përvoja jetësore e di, por autori i tekstit thjesht ia kujtoi, se nga të gjithë mund të presësh gjithçka…edhe nga “ëngjëjt”.Aq më shumë në një histori dashurie si kjo në këngë, kur nuk dihet nëse fundi i lidhjes ka ardhur vërtetë. 

Kush janë autorët e këngës? 

Kënga është kompozuar nga Daniel Alexandrescu, producenti rumun me të cilin kam realizuar këngët e fundit “Unik” dhe “Pa yllin tënd”, po ashtu si dhe fabulat janë ndërtuar nga i njejti ‘zbulim’; Olti Curri.  

Do të pasohet nga ndonjë videoklip?

Duke qënë se është konkurente në Top Fest, nuk do të pasohet me videoklip.  Duhet thënë se nga pikpamja artistike është një këngë që rrallë mund të ta zër veshi. E kam fjalën për gjuhën shuuumë artistike të përdorur, ndryshe nga këngët e tjera jo vetëm të tuat port ë kujtdo, pse kjo zgjedhje?

Gëzohem që e vlerëson kështu; u dashurova menjëherë me këngën dhe punuam me shumë dashuri për realizimin. Mendoj se është një këngë shumë e ngarkuar emocionalisht, me një tekst prekës e shumë artistik.Për sa i përket krahasimit, mendoj se të gjithe rritemi profesionalisht dhe rrjedhimisht duhet të jemi gjithnjë e më sqimatarë e cilësorë; aq më tepër në këtë periudhe të rëndë për muzikën shqiptare. 

Nëse do të fitoje çfarë do të bëje?

Do të realizoja shpejt dhe bukur 3 këngë të reja…(Qesh) 

Si ndjehet drejtoresha e një radioje që organizon një konkurs muzikor po kaq të njohur si “Mikrofoni i Artë” teksa konkuron në evenimentet rivalë?

Nuk kam komplekse të këtij tipi; besoj se duhet ta kini vënë re këtë nga gjithë konkurimet e mia të vazhdueshme. Di t’i ndaj përgjegjësite e mia e për më tepër jam dashamirëse ndaj punës së gjithkujt. Cdokush ka pjesen e tij në treg që nuk varet nga vogëlsi të tilla. 

Do të merrje sërish pjesë tek “Mikrofoni”?

Që  në momentin që unë kam marrë detyrën si drejtuese e Radios +2; pra jam e brëndshme në organizimin e këtij eventi; kurrsesi!  

Shumë ndryshime, por duhet thënë se kjo ka qënë performance jote, në look gjithmonë, ku ti shfaqesh për herë të parë si një vajzë e brishtë por me një miksim force, përshtypje që të jep lëkura e veshur?

Mendoj se më e fuqishme është motivi i këngës; fabula dhe interpretimi. Nuk mund të gjitha këngët e mia të përcjellin të njëjtën gjëndje; do të shqetësohesha po të qe kështu.Detajet e tjera jam përpjekur t’i lidh me tërësinë artistike të performancës. 

Pse me të zeza në skenë?

Si fillim, duke qënë se kënga është një baladë e trishtë dashurie; e zeza mishëron vajtimin. Përveç kësaj,ka edhe një detaj tjetër që kam dashur të evidentoj.Një nga vargjet e tekstit është- ‘veshur në të zeza më s’jetoj” pra pikërisht për të vënë në pah pafuqine dhe dhimbjen që karakterizon fundet e dashurive të mëdha. 

Si po shkon bashkëjetesa?

Shume mire faleminderit :-)  

Eldi gërrhet?

Jo.  

Kush gatuan?

Pastat jane specialiteti im; guzhina ballkanike e tij.  

Më thuaj si është të zgjohesh çdo ditë me të njëjtin person?

Varet nga personi; për mua është shumë bukur.  

Keni ndërmend të bëni hapin e madh drejt altarit?

E kemi marre shtruar ; marrëdhënia evoluon natyrshëm brenda një çifti kur fazat rrjedhin natyrshëm. Kështu që tani për tani jemi ende “të vegjël”.

Çfarë do t’i thoje dikujt që lexon një gazetë me emrin VFLP?

Lexoje Vërtetë mos shiko Vetëm Fotot (Qesh)  

2 komente

  1. Perparim Hysi thotë:

    Mire intervista.Me te tjera.

  2. ola thotë:

    intervist interesante . Urime vflp…………… ;)

Shkruaj një koment