Desada Metaj injoron viktimat e Gërdecit
1 Maj 2008
Spikerja e Tv Klan nuk pranon të marrë pjesë në maratonën e bamirësisë
Tragjedia e Gërdecit, pa dashur të ndikohemi nga asnjë kontekst apo prapaskenë ka qënë një nga fatkeqësitë që ka prekur më shumë mbarë opinionin public madje jo vetëm në Shqipëri. Viktimat e shumta që shpërthimi pranë Vorës shkaktoi, kanë qënë jashtëzakonisht të shumta duke marrë përmasa apokaliptike. Por ne si gazetë nuk kemi për qëllim të merremi sot me këtë ngjarje por me një episode që ka lidhje të drejtpërdrejtë me këtë fatkeqësi. Emisioni “Më shumë dashuri” I Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut zhvilloi në të dy javët e kaluara një maratonë të jashtëzakonshme bamirësie duke mbledhur fonde për familjet e viktimave. Nëpërmjet telefonit dhe ardhjes në studio shqiptarë dhe kosovarë nga të gjitha vendet ku ata ndodheshin iu bashkuan thirrjes së Alketës për të ndihmuar këto familje në nevojë. Një gjetjë shumë interesante ishte fakti se telefonatat në studio nuk I prsnin studentet apo sekretaret e zakonshme por vip-a të ndryshëm. Ndër tam und të përmendim emra shumë të spikatur si Valbona Selimllari e cila shfaqet shumë rrallë, Pirro Çako, Indrit Fortuzi dhe Redi Jupi. Një tjetër e ftuar “vip” në këtë emision ishte edhe spikerja e lajmeve të Tv Klan dhe ish-zëdhënësja e Besnik Mustafait Desada Metaj. Burime të brendshme të emisionit na treguan një histori shumë zhgënjyese. Gazetarja në javën e parë që u zhvillua kjo maratonë shkoi pranë studiove të vjetra të Tv Klan me idenë se thjesht do të fliste për tragjedinë e Gërdecit. Kur organizatorët e sqaruan për punën që do të kryente gjatë mbrëmjes ajo u indinjua dhe u largua me frazën, citojmë burimin: Nuk e shes kaq lirë imazhin tim. Ky është një thashethem nga ato që ne zakonisht nuk botojmë por shija e hidhur që na la na detyroi të flisnim për të, madje nuk kemi vënë as foto ilustruese për të shprehur indinjatën tonë. Desada, nuk besojmë se ke më shumë imazh se Selimllari, Grabocka dhe Vejsiu të bëra bashkë!!!
Me respect, viktimat e Gërdecit!
Postuar në
RSS për postimet

2 Maj 2008 më 2:52 pm
bravo desada( kush dreqin eshte njehere? keni noj foto? ). vertete. me mire hipokrit i hapur se sa hipokrit i fshehur…
5 Shtator 2008 më 5:52 am
desada per sa i perket parafolesit eshte nja gazetare qe ka 10 vjet ne tv dhe imazhi i valbones qe ka dale ne vitin 1990 me breke e ka qit bythen jashte nuk e perben aspak me m shume imazh