Skandal Veshja e Mustafa Nano
1 Maj 2008
Që kur për herë të parë është shkruar në rubrikën “Personazhi publik i veshur skandal”, protagonist kanë qënë vetëm femra të cilat ndonjëherë apo herë pas here kanë shfaqur mungesë në shije. Këtë herë duke marrë spunto nga një lexuese do të flasim për një mashkull. Ndryshe nga ç’e prisja nuk bëhet fjalë për ndonjë nga këngëtarët e zakonshëm që gjykohen për veshjen e tyre. Sms-të e mbërritura në numrin tonë 15 120 kanë në qëndër pikërisht gazetarin e njohur Mustafa Nano. Prezantuesi i “Deja Vu” kur është në studion e tij zakonisht vishet në një mënyrë që i shmang komentet e mundshme. Kostum, këmishë, këpucë të zeza. Si të gjithë bashkëmoshatarët politikanë apo të ndonjë profili tjetër. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Çudia fillon pikërisht kur Muçi, siç thirret ai zakonisht, është i ftuar nëpër evenimente të ndryshme apo në emisione të tjera jashtë të tijit. U bënë shumë kohë tashmë që ai ka një uniform fikse nëpër intervista apo ftesa të cilat pranon. Siç duket edhe në këto foto që kemi zgjedhur për të ilustruar pikërisht lëkurën e tij të dytë, bëhet fjalë për një xhakovento jeshile në mente që ngjan si një borzilok me thinja. Nën të vjen rradha e një pulovre portokalli feksëse. Pavarësisht nga temperaturat apo moti, z.Nano nuk ndalet por mban edhe një këmishë bezhë me tonalitete të ngordhura nën të. Nëse ndokush prêt pantallonat e zakonshme jeans, as që bëhet fjalë. Edhe për këmbët Mustafai ka menduar diçka ekstravagante që ndoshta do t’I shkonte pot ë ishte pak më I ri, piktor, dhe I dëshpëruar, një palë pantallona doku të një ngjyre që na ka future në një debat të thellë si redaksi. Si përfundim tre ngjyrat finaliste të cilat kanë pantallonat janë gri miu, jeshile e shpëlarë nga lavatiçja dhe speca turshi. Dhe si për t’I dhënë më shumë ngjyra kësaj performance “alla Edi Rama I dehur” është edhe një shall më I famshëm se zotëruesi I tij. Ngjyrat janë pak si ato qilimat e kohës së Sulltan Karamahmutit. Nëse akoma uk poi u përzihet nga të gjithë këto ngjyra, prisni pasi janë edhe atletet. Në fakt kasha shumë vite pa parë një burrë në moshë të veshë diçka tjetër veçse këpucëve në ndonjë eveniment. Analist vesh zakonisht një palë atlete që më shumë ngjajnë si ortopedike për dystabanët e vegjël. Ndoshta për ndonjë pub të fshehur kjo veshje do të ishte mirë dhe mbi të gjitha sikur Mustafa Nano të vishte edhe ndonjë gjë tjetër përveç këtij kombinimi. As nuk e diskutojmë që Muçi I ka mundësitë për të tjera veshje por nuk e dimë kujt ia ka premtuar një stilt ë tillë. Ndoshta ia ka premtuar vetes që kur është bërë sërish beqar pas ndarjeve të shumta që ka pasur në jetë. Në fakt Mustafa duhet të ndërrosh rrobat, jo gratë!!!
Postuar në
RSS për postimet

1 Maj 2008 më 10:37 am
mua me duket chill veshja e tij. S’ka gjo te keqe.
Po na vej nje her syrretin tond t’shofim si vishesh tina…
1 Maj 2008 më 10:50 am
hi muci, une nuk jam public person
1 Maj 2008 më 1:07 pm
Ky blog të bën për të vjellë. Nuk e di pse Peshku ka rënë kaq poshtë dhe n’a nxjerr lidhje të tilla para syve. Ti njeriu që merr nëpër gojë kot më kot, se as të shash nuk di: në anglisht ka një shprehje që s’po t’a përkthej se duhet të jesh i mençur vetë, “GET A LIFE!”