E vërteta e divorcit! Sekretet e marrëdhënies së Ardit Gjebreas me gruan.
27 Maj 2008
Javën e kaluar në një supelment të përjavshëm lajmi I një divorci mes Ardit Gjebreas dhe bashkëshortes së tij Anila Gjebrea provokoi kuriozitetin e mijëra njerëzve. Vetëm në redaksinë e VFLP kanë ardhur dhjetëra e-mail dhe telefonata rreth vërtetësisë ose jo të lajmit që ka tronditur dashamirësit e artistit dhe pasionantët e thashethemeve, ndër të cilët bëjmë pjesë edhe ne. Ditën e shtunë të javës së kaluar që u doli lajmi ka qënë e pamundur të kontaktohej me producentin e njohur. VFLP vendosi të dislokonte pranë shtëpisë së Gjebreas një grup të vogël të pajisur me aparat fotografik dhe diktofon për ndonjë prononcim nga Arditi por asgjë në horizont. Mbrëmjen e datës 17 paparazi ynë na raporton se në shtëpinë e Ardit Gjebreas pranë stadiumit “Selman Stërmasi” teksa ora po shkonte 21 00 një numër I madh njerëzish kanë hyrë me rradhë në shtëpi. Për një moment menduam se ishin të afërm të cilët ndoshta dhe ata në pamundësi për të komuikuar I janë drejtuar apartamentit në katin e dytë. Nga burimet tona zbuluam se nuk ishte kështu. Informatorët tanë pranë familjes së Arditit na konfirmojnë se ato vizita të shumta atë natë ishin për ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë të djalit të tij të vetëm Jon. Prindërit, sipas informatorit tonë që ka qënë në atë darkë, I kishin organizuar një mbrëmje surprizë. Këto informacione të marra të shtunën e kaluar na ndaluan që të publikonim ndonjë informacion më shumë rreth lajmit të divorcit të Ardit Gjebreas nga bashkëshortja e tij Anila. Sipas informatorit tonë që ka qënë I pranishëm në atë darkë, çifti Gjebrea më së shumti kanë qeshur me lajmin e botuar se sa e kanë marrë seriozisht thashethemin që qarkullonte mbi një divorc të tyre të mundshëm. Duke qënë se nuk mund të besojmë verbërisht asnjë informator vendosëm që me fillimin normal të javës të fillonim edhe investigimin tonë të shkurtër rreth përditshmërisë së familjes. Gjatë pothuajse gjithë javës ata kanë dalë nga shtëpia gjithmonë rreth orës 10 të paradites dhe I janë drejtuar zyrës së tyre tek televizioni Klan ku aksidentalisht morëv vesh se janë duke punuar në një projekt të ri që pritet të fillojë sezonin e ardhshëm televiziv, por asgjë më shumë nuk dihet rreth planit të ri. Ja një tjetër lajm që do të na marrë kohë për t’u zbuluar. Duke iu rikthyer çështjes së divorcit në disa ndjekje tonat I kemi parë me një intensitet të lartë tek një restorant peshku prapa ish-ekspozitës që mesa duket është restoranti I tyre I preferuar dhe asnjë hije ndarjeje nuk duket. Ne u interesuam edhe në gjykatën e Tiranës por aty nuk ekzistonte asnjë praktikë divorci. Prova më e fortë erdhi nga këto foto të shkrepura nga paparazzi ynë. Çifti Gjebrea pasi ka mbaruar ceremonia mortore për të ndjerin Dritan Hoxha kanë qënë duke iu drejtuar makinës së tyre tip Audi të kapur për dore. Sipas paparazzit tonë, edhe në raste të tjera është mëse e zakonshme që ata të ecin të kapur për dore. Ndoshta dashuria e tyre nuk është si kur ishin 20 vjeç por as shenja ndarje nuk ka. Ne u interesuam edhe tek gazeta që botoi lajmin por askush nuk e di burimin e këtij informacioni deri tani të rremë. Ndoshta e ka tradhëtuar Anilën…me Anilën
Postuar në
RSS për postimet

27 Maj 2008 më 9:02 am
Hera e pare qe me pelqeni ju te VFLP. ka shume humanizem ky shkrim dhe asnje hije cinizmi. Bravo!
28 Maj 2008 më 9:35 am
gezohem
22 Qershor 2008 më 6:34 am
tung un nuk kam mundur te besoj per kete qe arditi do te ndahet nga anila sepse arditi bile kam qeshur shum me ket lajm,un jam adhuruese e flakt e arditit dhe e respektoj familjen etij shum shum dhe i dua shum shum ,me vjen mir qe nuk esht e vertet qe qifti gjebrea jan ndar ju dua familja gjebrea shum .Flora nga kosova.
28 Korrik 2008 më 2:07 am
kush eshte burri ne kete mes anila apo ardita se spo kuptoj gje
26 Gusht 2008 më 12:36 pm
Ncncncnnc esht normale qe ia nisin thashetheme per ni vip kaq te madh si Arditi,e xhelozia shum kushin e verbon e kur e verbon fol palidhje…. qka me booo
17 Shtator 2008 më 3:08 pm
hhahahhaha mire mire