Skandal VFLP e dinte fituesin e Eurovizionit
27 Maj 2008
Gazeta VFLP ka publikuar me date 18 maj kete shkrim mbi fituesin e Eurovizionit nderkohe qe finalja u zhvillua me 24 maj. Per te gjithe ata qe pane naten finale, beni krahasimin me shkrimin e publikuar qe po e sjellim sot te plote dhe te paredaktuar
Skandal
Eurovizioni në Beograd kthehet në festival të politikës
Çmimi I parë ka disa muaj që është caktuar
Këtë vit festivali europian I muzikës do të zhvillohet në Beograd. Në edicionin e fundit të Eurovizionit Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja fare e re që fitoi festivalin e fundvitit Olta Boka me këngën “Zemrën lamë peng”. Për të gjithë ata që kishin ndonjë shpresë për një festival të drejtë dhe për ndonjë shank për Shqipërinë, fatkeqësisht gabohen rëndë. Nga një informatory I yni në Beograd I cili është brënda organizimit të Eurovision na thotë që evenimenti do të jetë një farsë e plotë që më shumë se këngë do të prezantohet politika rajonale dhe ajo kontinentale. Gjatë këtij artikulli do të themi edhe asyet e një deklarate të tillë. Pikë së pari vetë Serbia ka caktuar si prezantues këngëtarin e njohur serb Zeljko Joksimovic I cili në të shkuarën ka qënë përfaqësues I kësaj të fundit me këngën që më pas rezultoi e vjedhur “Lane Moje”. Pasi plasi skandali nëse e mbani mend dhe kënga u skualifikua, Anjeza Shahini nga vendi I shtatë fitoi automatikisht vendin e gjashtë. Më pas shteti organizator do të prezantohet me një duet të dy femrave Jelena Tomasevic dhe Bora Dugic me një këngë të kompozuar nga as më pak e as më shumë por nga vetë prezantuesi Zeljko Joksimovic, por mos u bëi merak, sepse nuk është ky skandali për të cilin po flasim pasi këto janë thjesht disa hile të vogla që ka bërë shteti organizator dhe të tilla shkelje flagrante edhe mund t’I kapërdijmë. Ajo që na u duk shqetësuese është favorizimi I përfaqësuesit të Rusisë në Eurovision 2008. Shteti rus do të ketë të dërguarin e saj një këngëtar me emrin Dima Bilan I cili do të performojë këngën “Believe” ose në shqip “Beso”. Djali nuk është I panjohur për publikun pasi në 2006 zuri vendin e dytë pikërisht në Eurovision. Edhe në faqen e internetit të festivalit këngëtari ka një hapësirë shumë të konsiderueshme në krahasim me këngëtarët e të gjitha vendeve. Informatori ynë atje na garanton se do të jetë pikërisht Dima Bilan fituesi I sivjetshëm I Eurovision 2008. Një detaj shokues ka të bëjë me skenografinë e tre datave të festivalit. Të gjitha vendet pjesmarrëse do të kenë normalisht skenën dhe skenografinë në dispozicion ndërsa vetm për këngëtarin rus do të jetë në dispozicion një ndryshim total I skenografisë dhe kënga e tij do të performohet mbi një pistë akulli që akoma nuk dihet se si do të instalohet tamam tamam. Kjo bëhet që performance e tij të bëhet më bindëse në sytë e publikut I cili nuk duhet të dyshojë në një rrjedhje të çuditshme votash. Zakonisht në rastin e Eurovisionit njihet fakti që të gjithë vendet votojnë maksimumin për përfaqësuesin e tyre dhe më pas favorizojnë fqinjët porn ë rastin e Rusisë do të ketë një unanimitet në dhënien e pikëve maksimale, pa pritur rezultatin e votimit. Çfarë mund të thuash tjetër veç se: sa gjynah…
Postuar në
RSS për postimet

Komentet e fundit