BENI I KAFAZIT TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE
10 Qershor 2008
Pikërisht ky ka qënë dyshimi që ka pasur policia e Aeroportit të Rinasit të premten paradite kur personazhi i njohur i “Kafazit të Artë 5” ka qënë duke hipur në avion. Ben Kasemi nga sa kemi marrë vesh ka bërë një marrëveshje me një agjensi udhëtimesh për t’u bërë guida turistike e agjensisë për klientët e rëndësishëm që udhëtojnë drejt Turqisë. Agjensia e udhëtimit ka menduar të përdorë popullaritetin e krijuar nga Beni për të thithur sa më shumë vëmendjen e klientëve por mesa duket Beni ka tërhequr edhe vëmendjen e policisë edhe pse nuk dihen shkaqet.
Ajo që dihet me siguri është fakti se të premten paradite Beni me një grup turistësh shqiptarë që po niseshin drejt Turqisë me një avion të linjës janë gjendur para një skene të një brutaliteti të jashtëzakonshëm. Grupi që si guidë kishte Benin e Kafazit janë gjendur në Rinas diku rreth orës 9 e 30 minuta dhe pasi kanë dorëzuar të gjithë dokumentat sipas procedurave po prisnin orarin e avionit të tyre me destinacion një hotel në Stamboll. Në momentin e check in ose kalimit të pikës së fundit të kontrollit para ngjitjes në avion ka ndodhur një incident jo i vogël dhe që ngre shumë pikëpyetje.
5 minuta para nisjes së avionit Benin e kanë ndaluar në mënyrë të dhunshme dhe i kanë komunikuar që do ta kontrollonin pasi kishin dyshime që djali nga Puka kishte me vete sasi droge pra mund të bënte trafik ndërkombëtar droge në drejtim të Turqisë. Ndërkohë që avioni është nisur Beni dhe i gjithë grupi që ky i fundit duhej të shoqëronte drejt Turqisë ka mbetur i bllokuar në aeroportin “Nënë Tereza”. Aty Beni i është bërë një kontroll ekzemplar jo vetëm valixheve duke i shqyer dhe duke përhapur rrobat e tij nëpër aeroport por edhe kontroll fizik të imtësishëm. Pasi nuk gjetën gjë policia i komunikoi kafazierit se nuk mund të shkonte në Turqi pasi nuk ishte i pajisur me vizë dhe ai bashkë me gjithë grupin e tij duhej të rrinin në tokë shqiptare.
Pasi informatori ynë në Rinas na tha këto detaje nga skena ku policia ulëriste nëpër sallat e mëdha të aeroportit, ne kontaktuam me vetë personazhin kryesor diku nga mbrëmja. Beni na konfirmoi që kishte pasur një incident me policinë e aeroportit por nuk na tha se për çfarë arsye e kishin ndaluar, dhe se e kishin vënë shumë në siklet në sy të klientëve në rrugën e tij të parë si një guidë turistike. Ai gjithashtu na tha se nuk ka ndërmend të rresht që në ditën e parë të punës por do të ritentojë të shkojë drejt Turqisë.
Pasagjerët që Beni duhej të shoqëronte drejt Stambollit kanë mbetur të shokuar kur guida e tyre turistike u ndalua nga policia pasi dyshohej për posedim droge. Por më shumë janë mërzitur kur avioni që duhej t’i çonte drejt pikës turistike të preferua nga shqiptarët, u nis pa ata në bordin e tij. Ajo që askush nuk po kupton në këtë histori është se nga i lindi ideja policisë së Rinasit që Ben Kasemi kishte drogë me vete???
Postuar në
RSS për postimet

17 Shtator 2008 më 2:59 pm
hahahahah sa perralla te bukura shpikni po jo nga ata qe te vene ne gjume po nga ata qe te zgjojne nga gjumi se besoj kurre beni sdukej nga ata tipa pastaj dhe nqs eshte i vertete ky thashethem bravo i qofte eshte stili jetes vet ka plot politikane shqipetar qe pasurine qe kane me droge e kane vene pse mos ta kete dhe beni kte shans fundja apo jo…?