Saimir Kodra ish i dashuri i Inës së Big Brother
25 Prill 2008
Personazhet e Big Brother janë kthyer padyshim në epiqëndrën e jetës shqiptarë këto dy muajt e fundit. Çdo gazetë, suplement apo revistë I ka ata në çdo faqe. Ku dikush nga banorët e larguar jep ndonjë intervistë, diku është kapur në ndonjë pub të Tiranës e diku duke mos bërë asgjë, e rëndësishme është që ata janë faqja e parë. Domosdoshmërisht kanë filluar edhe kërkimet për ta, mbledhja e informacioneve si për shembull ky që ne kemi zbuluar këtë javë. Njëra nga banoret e larguara të Big Brother ka pasur para se të futej në atë shtëpi një lidhje me një personazh shumë të njohur. Bëhet fjalë për Inën dhe Saimir Kodrën ose depuitetin e mbetur në tentativë. Nga sa kemi mundur të marrim vesh ata kanë pasur një lidhje shumë intense dhe të gjatë, për rreth dy vjet. Bëhet fjalë për periudhën 2003-2005. Madje edhe burime brënda forcave policore të Tiranës na e konfirmuan këtë informacion. Por prova më e fortë që ne kemi është një batutë e Inës ditën që hyri në shtëpinë e Big Brother. Ndërsa po komunikonte me prezantuesen Albana Osmani ajo tha: Përshëndes të gjithë stafin e Top Channel përveç njërit…!
Edhe pse për momentin askush nuk e ka kuptuar “spondin” e Inës ja që dy muaj pasi ajo e ka thënë një gjë të tillë kthehet në provën më të rëndësishme për një lidhje që mesa duket nga kjo batutë ka përfunduar keqazi. Urojmë që prezantuesi Saimir Kodra most ë ketë ndikuar për daljen e Inës nga shtëpia e Big Brother…..
Postuar në
RSS për postimet

Komentet e fundit